TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2025, 09:17

Mjegulla mbulon 'Rrugën e Kombit', priten reshje bore

Shkruar nga Pamfleti
Mjegulla mbulon 'Rrugën e Kombit', priten reshje bore
Mjegulla e rënë

Prej gati një muaji, segmenti rrugor Tuneli i Kalimashit, Kukës, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla dhe lagështia e shtuar në rrugë. Kushtet atmosferike kanë qenë pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke krijuar vështirësi në shikueshmëri.

Megjithatë, pavarësisht pranisë së mjegullës së vazhdueshme, deri më tani nuk janë raportuar problematika apo ngjarje që lidhen me qarkullimin rrugor në këtë zonë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar të sigurt. Mjegulla mund të mbetet prezente edhe në ditët në vijim ndërsa priten edhe reshje bore.

Lini një Përgjigje