TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 22:51

“Mbi 15 burgime të përjetshme në shpatulla”, ish-prokurori: Organet ligjzbatuese të veprojnë si një trup i vetëm

Shkruar nga Pamfleti

 “Mbi 15 burgime të përjetshme në shpatulla”,

Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e tij si prokuror, duke kujtuar edhe 15 dënimet me burgim të përjetshëm që ka dhënë.

I ftuar në ‘Top Story’, ai u shpreh se Shqipëria sot ka një favor në historikun e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Sipas tij, ka një dallim mes të qenit dëshmitar dhe bashkëpunëtor me drejtësinë, duke theksuar se ky i fundit është një ‘shok’ i një bande që tenton ta lëri atë dhe të bëhet palë me shtetin.

Dënimi më i rëndë që kam dhënë ka qenë mbi 15 burgime të përjetshme, që janë miratuar, jo ato që s’janë miratuar nga gjykata. Ne nuk e kemi kuptuar që dëshmitari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë janë dy gjëra të ndryshme, ky i fundit është një shok i bandës që tenton të lerë shokët dhe të bashkëpunojë më shtetin.

Në Shqipëri fat i madh është që organet ligj-zbatuese po u bënë bashkë përballojnë çdo kanosje që mund ti bëhet.

Të jesh një trupë e vetme për të mos shitur shokun. Janë një garanci e madhe për të ndjekur kriminelët. Do jenë shumë më të qetë nga ana psikologjike. Duke qenë një trupë e vetme edhe bashkëpunëtoret e drejtësisë do ndihen më mirë. Shqipëria ka një favor të madh në historikun më bashkëpunëtorët e drejtësisë”, u shpreh Beci.

Lini një Përgjigje