
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë ose ndodhen aktualisht në Iran, pas protestave kundër regjimit që po shoqërohen me një bilanc gjithnjë e më të rëndë viktimash.
Ministria bën thirrje për kujdes të shtuar pas protestave të dhunshme në vend të cilat kanë sjellë qindra viktima dhe arrestime.
Gjithashtu, Ministria ka ndarë numra kontakti ku shqiptarët mund të komunikojnë në rast emergjence.
????Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) January 11, 2026
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët…
Situata në Iran vijon të mbetet jashtë kontrollit. Protestat kundër regjimit po shoqërohen me një bilanc gjithnjë e më të rëndë viktimash dhe arrestimesh.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga burime të të drejtave të njeriut, më shumë se 500 persona janë vrarë, ndërsa rreth 10 mijë të tjerë janë arrestuar gjatë protestave të vazhdueshme.
Megjithatë, burime jozyrtare sugjerojnë se numri real i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, deri në rreth 2 mijë të vrarë që nga nisja e përplasjes së dhunshme.
Lini një Përgjigje