
Meterologia Lajda Porja ka treguar se si do jetë moti në vendin tonë në ditët në vijim.
Porja u shpreh se gjatë natës priten vranësira ndërsa situata më problematike do paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe Dibrës.
"Ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës së reshjeve.Një ndërprerje totale e tyrë, është një situatë e përkohshme. Sot gjatë natës presim zhvillim të vranësirave duke sjellë në orët e para të mëngjesit reshje.
Gradualisht pastaj do përfshihet i gjithë vendi nga reshjet.Nuk do të mungojnë edhe rrebeshet e shiut. Situata më problematike do të paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe të Dibrës.
Do ketë reshje të herëpashershme edhe ne Tiranë", tha ndër të tjera Porja për mediat.
Lini një Përgjigje