TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 09:40

La foshnjën e porsalindur në bodrum, zbardhet dëshmia e 30-vjeçares: E bëra për shkak të opinionit

Shkruar nga Pamfleti

La foshnjën e porsalindur në bodrum, zbardhet dëshmia e

Eglanta Isufi, nëna e foshnjës së braktisur është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6.

Burime pranë këtij komisariati bëjnë me dije se fillimisht 30-vjeçarja e ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët kanë shoqëruar në komisariat edhe nënën e 30-vjeçares, e cila gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes.

Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve. 30-vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë.

Sipas Vizion Plus ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë.

Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, thjesht ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

 

 

eglanta isufi la foshnjën e porsalindur në bodrum

Lini një Përgjigje