TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2025, 14:52

Mesazhet me Bushkën për SPAK, reagon Naureda Llagami: Të fabrikuara nga dikush që më përndjek

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhet me Bushkën për SPAK, reagon Naureda Llagami: Të

Prej disa ditësh në media qarkullojnë mesazhe që implikojnë deputeten socialiste Klotilda Bushka dhe ish-kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Nga mesazhet e publikuara, hidhen dyshime mbi përpjekjet që bëhen nga Bushka e Llagami për të pasur njerëzit e tyre në SPAK apo për të emëruar dikë të brendshëm në Prokurorinë Speciale.

Por në një reagim të sotëm, Naureda Llagami, ka sqaruar se komunikimet e pretenduara me znj. Bushka, të publikuara në media, janë të pavërteta dhe të fabrikuara.

Sipas Llagamit, këto komunikime elektronike nuk kanë ndodhur kurrë dhe janë prodhime të fabrikuara që lehtësisht mund të verifikohen.

Ajo thekson se këto mesazhe janë shpërndarë në mënyrë anonime në media të ndryshme nga një person i cili prej një viti e ka përndjekur në platformat sociale "LinkedIn" dhe "Facebook", duke postuar materiale që cënojnë rëndë reputacionin e saj.

Llagami ka bërë të ditur se i njëjti person ka fabrikuar komunikime imagjinare për ndikime në sistemin gjyqësor, për të cilat tashmë është proceduar penalisht për "kallëzim të rremë" dhe "falsifikim të dokumenteve".

Për më tepër, personi në fjalë është pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë kohës kur Llagami drejtonte institucionin.

Duke reflektuar mbi periudhën pesëvjeçare të drejtimit të KLGJ, Llagami thekson se ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm për të krijuar një model të ri të qeverisjes së sistemit gjyqësor.

Ajo shpreh bindjen se ky model është ndërtuar mbi baza të forta dhe parime të larta etike. Llagami nënvizon vendosmërinë për të ndjekur rrugën ligjore për të mbrojtur figurën dhe integritetin e saj.

Lini një Përgjigje