Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa ekstradimi nga Spanja i të shumë kërkuarit Lulzim Berisha është një lajm pozitiv.
Softa tha se ekstradime të tilla dekurajojnë personat në kërkim që ndodhen jashtë.
“Ekstradimi i Lul Berishës, është një lajm pozitiv dekurajon personat në kërkim që ndodhen jashtë. Është i disati që ndodh do të thotë se partneriteti është funksional. Po rivendosen shinat e mënyrës si duhet të veprojë drejtësia. Janë pasojë e mos funksionimit të sistemit gjyqësor është kjo drejtësi që i ka lënë në arrest shtëpie”, tha Softa për "Abc News".
Softa shtoi se ekstradimi i Lul Berishës është një mundësi për drejtësinë shqiptare nëse ai kthehet në të penduar.
“Një shans për drejtësinë nëse mund të punojnë për ta kthyer në pentito do ndihmonte në zbardhjen e shumë ngjarjeve, mund të hapte shumë dosje të tjera që do e lidhnin me akvitetin e tij. Uroj të jetë një pentito për të ndihmuar drejtësinë”, përfundoi Softa.
Lini një Përgjigje