
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë lajme të mira për qytetarët që ranë pre e skemave të mikrokredive. Sipas tij, llogaritë e bllokuara janë zhbllokuar të gjitha.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duke folur për mediat pas një konference ku prezantoi strategjinë e drejtësisë në 6 vitet e ardhshme, tha se kjo ishte arritur nga bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë dhe Prokurorinë.
“Janë zhbllokuar të gjitha llogaritë e bllokuara të qytetarëve. Dua të them se kemi ngritur një grup pune të përbashkët me ministrinë, Bankën e Shqipërisë dhe kryeministrinë dhe po shqyrtojmë fenomenin që most e kemi përsëritje të situatave të tilla në të ardhmen”, tha Manja.
Por pavarësisht një grupi të tillë, një dosje e dytë është nën hetim nga SPAK , mbas mos-kompetencës që ka shpallur një tjetër prokuror, Leonard Filopati.
“Po shikojmë ligjin e përmbarimit provat që mos të abuzojnë më dhe të ketë kontrol mbi këtë shërbim”, deklaroi Manja.
Për ekstradimet nga Dubai tha se kishin bërë pjesën e tyre duke e iniciuar një marrëveshje, por tashmë mbetet në dorën e Emirateve.
“Marrëveshjet e ekstradimit, më tepër se sa marrëveshje teknike janë dhe marrëveshje e vullnetit”, tha ai.
Lini një Përgjigje