
Dy ukrainas po përballen me burg në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa akuzohen për kontrabandimin e emigrantëve përmes një jahti.
Jahti i dy ukrainasve u ndalua në brigjet e Ishullit Wight. Në jaht u gjetën 4 shqiptarë dhe një grua vietnameze.
Ukrainasit janë identifikuar si Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç.
Dy ukrainasit u arrestuan për vepra të rënda penale të imigracionit dhe u lanë në paraburgim, shkruan Daily Mail.
Vendimi ndaj tyre do të jepet muajin tjetër pasi u paraqitën në Gjykatën e Kurorës në Portsmouth këtë javë dhe u deklaruan fajtorë për tre akuza të përbashkëta për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm.
Në një rast tjetër të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm duke përdorur anije luksoze këtë vit, 21 shqiptarë, 20 burra dhe një grua, u gjetën të fshehur poshtë kuvertës në kushte të ngushta dhe të rrezikshme.
Katër nga migrantët, tre meshkuj shqiptarë dhe një femër vietnameze, iu dorëzuan autoriteteve të imigracionit në atë kohë.

Pasagjeri i pestë, Pëllumb Selimi, 29 vjeç, u arrestua për mosparaqitje në gjykatë në lidhje me vepra penale që lidhen me drogën.
Banorët vendas të zonës ishin dëshmitarë të momentit kur një operacion i sofistikuar i kontrabandës së njerëzve u pengua nga zyrtarët në Marinën Haslar të Gosport.
Richard Crosthëaite, 44 vjeç, po shijonte një birrë me miqtë në bar-restorantin e njohur Creek, i cili është i ngjitur me marinën.
“Ne sapo ishim ulur duke pirë diçka dhe pamë anëtarët e NCA-së duke shoqëruar disa persona me pranga në duar përgjatë shtegut dhe duke dalë nga marina”, i tha ai Mail.
Pastaj sollën gruan vietnameze, ajo dukej pak e tronditur dhe ata po silleshin butësisht me të, ajo nuk kishte pranga.

Zyrtari i Lartë Hetues i NCA-së, Julian Harriman, tha se “ky operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të NCA-së të udhëhequr së bashku me autoritetet gjyqësore franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare, i cili është mbështetur nga Forca Kufitare.”
"Luftimi i bandave të kontrabandës së njerëzve mbetet një përparësi si për Francën ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të synuar, ndërprerë dhe çmontuar rrjetet kriminale të përfshira", tha ai.
Përdorimi i jahteve është bërë një taktikë e re e përdorur nga kontrabandistët e njerëzve për të sjellë fshehurazi migrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Forcat Kufitare të Britanisë po përdorin mbikëqyrje shtesë për të goditur këtë metodë.
Kjo vjen pasi një kontrabandist njerëzish u burgos për shtatë vjet në korrik, pasi u kap duke transportuar 21 shqiptarë me një jaht luksoz duke kaluar Kanalin Anglez.
Lini një Përgjigje