TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 07:06

Si ndryshon moti gjatë ditës së hënë, zonat ku reshjet riaktivizohen

Shkruar nga Pamfleti

Si ndryshon moti gjatë ditës së hënë, zonat ku reshjet

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq me reshje intensive dhe ulje të temperaturave. Por si parashikohet moti për ditën e hënë (24 nëntor 2025)?

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike trelativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Lini një Përgjigje