TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2023, 19:37

“Më duket një duf shumë i madh”, Artan Hoxha: Ndaj godinës së “Top Channel” u qëllua me dy kallashnikovë

Shkruar nga Pamfleti

“Më duket një duf shumë i madh”, Artan Hoxha: Ndaj

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga sulmi i kryer mbrëmjen e djeshme ndaj Top Channel.

Duke folur në emisionin “Zona Zero”, Hoxha deklaroi se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar njëkohësisht. Sipas tij, mesazhi që donin të dërgonin autorët ishte krijimi i panik dhe terrorit.

E kam ndjekur ngjarjen që dje, shpresoja që të kishte mundësi ti jepje ndihma e parë. Por kur u afrova pranë godinës, e pashë që ishte e pamundur. Në gjithë skenën, vrasja e tij më del jashtë çdo skenari të mundshëm. Tani para se të vija në studio e pashë sërish ngjarjen. Kanë qëlluar dy automatikë njëherësh. Më duket një duf shumë i madh për të krijuar një situatë e tillë. Hapën zjarr që të krijojnë sa më shumë terror  dhe panik. Këtë mesazh donin të dërgonin”, tha Hoxha.

hoxha sulmi top channel

Lini një Përgjigje