
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mënyrën se si pushtetarët kanë reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur te Top Channel, ku nga breshëria e armëve mbeti i vrarë roja i godinës, 60-vjeçari Pal Kola.
Hoxha tha se të gjithë pushtetarët, duke filluar nga Presidenti, Kryeministrit, ministri i Brendshëm e deri te deputetët e opozitës dënuan aktin, në vend që të shkundin shtetin për të kapur dhe ndëshkuar vrasësit e një shqiptari, krejtësisht të pafajshëm, të varfër, te keq paguar.
“Pal Kola, baba i tre fëmijëve, për 24 ditë do të mbushte 61 vjeç. I punësuar roje sigurie me një rrogë qesharake, për të mbrojtur një media kombëtare, me vlere disa dhjetëra milionë euro.
Populli thotë:” Peri këputet aty ku është me i hollë”..
Por jo kaq i hollë dreqi ta hajë…
Kur dëgjoj presidentin, kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministrin e Brendshëm, deputetet e mazhorancës, të cilët në vend të shkundin shtetin për të kapur dhe ndëshkuar vrasësit, “dënojnë” barbarinë e mesnatës, që i mori jetën një shqiptari, krejtësisht të pafajshëm, të varfër, te keq paguar, me vijnë ndërmend vetëm vargjet e Migjenit:
“O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh”, shkruan Hoxha.
Lini një Përgjigje