TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2023, 19:01

Mbyllen hetimet për dosjen “Dumani”, SPAK zbardh detaje për atentatin e bujshëm ndaj Boriçëve në Fier 

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllen hetimet për dosjen “Dumani”, SPAK zbardh detaje

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim sot në GJKKO Nuredin Dumanin, një nga personat më të përfolur të botës së krimit, i arrestuar vitin e kaluar gjatë operacionit “Plumbi i artë” dhe 19 bashkëpunëtorë të tjerë.

Janë 27 vepra penale për të cilat akuzohen të pandehurit, një prej tyre dhe një atentati i ndodhur 5 vite më parë në Fier ndaj vëllezërve Boriçi.

Si ndodhi ngjarja

Rreth orës 11:00 të 11 prillit 2018  nga një mjet në ecje e sipër u qëllua me armë mbi lokalin e Agim Boriçit. Policia u vu në ndjekje të personave që kishin shtënë me armë mbi lokal, por e gjeti të djegur makinën e autorëve në lagjen “15 tetori”. Brenda makinës tip “Reno” u gjet edhe një kallashnikov. Nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Vetë Agim Boriçi, dy ditë pas ngjarjes do të kërkonte zbardhjen e saj dhe bashkëpunonte me policinë. Ai pohoi se kishte bashkëpunuar me policinë për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“Nuk ruhem nga askush. Mendoj që ajo çka ka ndodhur nuk ka të bëjë me personin tim dhe familjen time. Ne jemi Boriçtë e Fierit dhe nuk kemi të bëjmë me Boriçtë e Lushnjës, që e kanë lidhur edhe me bandën e Lushnjes. Nuk jam person në kërkim dhe nuk kam probleme me drejtësinë. Jam babai i tre fëmijëve dhe bëj një jetë normale. Dua që drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën. Kemi bashkëpunuar me policinë në çdo hap. Isha në lokal në momentin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur nxënës apo mësues. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri, vetëm të shtëna nga jashtë. Jemi habitur me atë që dëgjuam. Është abuzuar me ngjarjen”, deklaronte Boriçi.

Lini një Përgjigje