TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2025, 14:52

Mbledhja e Senatit Akademik në Shkodër, debat i ashpër mes rektorit Gjuraj dhe pedagogut Kokaj

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Senatit Akademik në Shkodër, debat i ashpër mes
Tonin Gjuraj- Gaspër Kokaj

Ka përfunduar me debate dhe akuza mbledhja e Senatit Akademik të Shkodrës mes pedagogut Gaspër Kokaj dhe rektorit Tonin Gjuraj.

Në nisje të mbledhjes së radhës së Senatit Akademik të UNISHK, rektori Tonin Gjuraj foli për çështjet të cilat do të ishin pjesë e rendit të ditës dhe diskutimit.

Teksa Gjuraj po fliste për mediat, pika e tretë e rendit të ditës- zgjedhjet e pjesshme në UNISHK, ka ngjallur reagimin e anëtarit të Senatit, Gaspër Kokaj.

Kokaj ka ndërprerë konferencën për shtyp të rektorit, duke e akuzuar Gjurajn se ka mbajtur peng zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme.

Ndërsa rektori Gjuraj i ka kujtuar Kokajt problemet me ligjin dhe rregulloret, teksa ky i fundit i është drejtuar “je tu rrejt”, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në këtë fakultet vitet e shkuara.

Gjithashtu, Kokaj iu drejtua Gjurajt duke i thënë se nuk njeh historinë e Juridikut dhe as të UNISHK.

“Ç’të të duhet ty të merresh me atë që kanë bërë rektorët e kaluar”, tha ai.

Ky debat në prani të mediave, ka zgjatur rreth 5 minuta, ndërsa në fund të fjalës së tij, rektori Gjuraj i ka kërkuar mediave për të vijuar mbledhjen e Senatit Akademik.

Burime të ShkodraWeb bëjnë me dije se debati ka vijuar edhe gjatë mbledhjes së Senatit Akademik, duke u kthyer në personal, këtë herë pa praninë e mediave.

Lini një Përgjigje