TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2024, 21:55

Mbledhja e Ramës në Shëngjin, Abilekaj: Partia dhe qeveria u mblodhën në resort, kjo ndodhte vetëm në komunizëm

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Ramës në Shëngjin, Abilekaj: Partia dhe qeveria u

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër, kryeministri Edi Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar po zhvillojnë një mbledhje informale me dyer të mbyllura në Shëngjin.

Gazetari Enton Abilekaj tha se mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe partisë për të diskutuar qeverisjen e 2024 është shembje e çdo ideje institucionale që sipas tij ndodhte vetëm në kohën e partisë komuniste.

“Kemi një qeveri që mblidhet me partinë dhe diskuton për qeverisjen e 2024, që këtu kemi shembjen e çdo ideje institucionale, kjo ndodhte vetëm në kohën e partisë komuniste. Sa për sy e faqe të paktën nuk mund të mblidhet partia me qeverinë bashkë në një resort, kjo tregon që nuk i njohin institucionet në këtë vend, janë zero. Ashtu si Rama vendos të shkrijë 3 ministri, të shkarkojë një ministre dhe nxjerr vetëm një dekret, kjo tregon se nuk njeh asnjë institucion, bën çfarë të dojë”, tha Abilekaj në emisionin Now në Euronews Albania.

abilekaj rama mbledhje shengjin

Lini një Përgjigje