TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2024, 20:00

“Manifesti i Jetës”. Qytetarët sërish në protestë kundër martesave gay: Të mbrojmë familjen!

Shkruar nga Pamfleti

“Manifesti i Jetës”. Qytetarët sërish në

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër martesave gay.

Qindra qytetarë kanë dalë në shenjë proteste në Sheshin Skënderbej për të përcjellë mesazhin se familja është e shenjtë dhe duhet mbrojtur.

Gjithashtu qytetarët kanë firmosur peticionin për mbrojtjen e familjes. Një nismë e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës mblodhi në qendër të Tiranës, të rinj të reja, gjyshër si dhe prindër me fëmijë, për “Manifesti i Jetës”.

10 kërkesa të panegociueshme janë në peticionin që u firmos nga qytetarët, i cili më pas do t’i dërgohet Parlamentit.

Ata shprehen kundër përfshirjes në ligj të së drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe nëna surrogate.

Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale.

Lini një Përgjigje