TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2024, 19:48

Çfarë do të ndodhë me detyrimet ndaj Micro Credit Albania? BSH nxjerr në terren punonjësit pas heqjes së licencës

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të ndodhë me detyrimet ndaj Micro Credit Albania?

Pasi Banka e Shqipërisë revokoi licencën e dy subjekteve financiare, pas skandalit me mikrokreditë, ka bërë një njoftim për klientët e këtyre subjekteve.

Banka sqaron se klientët që kanë ankesa apo kërkesa specifike për kreditë e tyre në këto institucione, mund t’i drejtohen Bankës së Shqipërisë te e-maili publik.

Ndërsa theksohet se nuk ka ende një vendim se çfarë do të bëhet me portofolin e këtyre kredive, ku për momentin trajtohen vetëm ankesat.

“Me revokimin e licencës së këtyre dy SFJB-ve më datë 23.5.2024, Banka e Shqipërisë ka alokuar tashmë punonjësit e saj pranë ambienteve të këtyre subjekteve. Në rast se klientët kanë ankesa apo kërkesa specifike lidhur me detyrimet ndaj këtyre dy subjekteve, apo për mënyrën si do të operohet më tej, mund t’i depozitojnë ato me shkrim pranë punonjësve të Bankës së Shqipërisë në vend, ose drejtpërdrejt në Bankën e Shqipërisë nëpërmjet adresës [email protected] dhe këto ankesa/kërkesa do të shqyrtohen dhe do të adresohen në çdo rast. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po kryen verifikimet e nevojshme dhe sapo të saktësohen detajet përkatëse do të kryejë të gjitha komunikimet e duhura, siç është theksuar edhe në njoftimin për shtyp që kemi publikuar në datën 23.5.2024”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje