TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2024, 17:10

Dekriminalizimi, KQZ dërgon për hetimin të thelluar kryebashkiakun e Libohovës

Shkruar nga Pamfleti

Dekriminalizimi, KQZ dërgon për hetimin të thelluar

Komisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka vkërkuar që të bëhet një hetim më i thelluar për Leondard Hiden, kreun e Bashkisë Libohovës, pasi dyshohet se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në përgjigje të kësaj kërkese të KQZ, Drejtoria e Burgjeve informoi se Hide në fjalë nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë.
Po ashtu, nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të kreut të bashkisë Libohovë, rezulton se nuk ka deklaruar asnjë të dhënë që ka të bëjë me parashikimet e ligjit të dekriminalizimit.

Pavarësisht të gjitha këtyre hetimeve paraprake, një ankesë nga Partia Demokratike ka vënë sërish në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Subjekti zgjedhor ‘Partia Demokratike e Shqipërisë' me anë të shkresës nr. 1297, datë 16.05.2024 informon KQZ-në se z. Leonard Vyrtyt Hide është hetuar nga SPAK dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme.. ‘pasi dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike'”, citohet në raportin e KQZ.

Nisur nga ky informacion, Celibashi çmoi se është e nevojshme marrja e informacioneve shtesë në lidhje me faktet dhe rrethanat e parashtruara për kreun e Bashkisë Libohovë dhe tashmë do të pritet raporti i Prokurorisë së Përgjithshme nëse Hide është në kushtet e ndërprerjes së mandatit apo jo.

Lini një Përgjigje