TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2024, 18:14

Një shtet i tretë shqiptar në Ballkan? Spartak Ngjela zbulon se çfarë pritet të ndodhë me Maqedoninë e Veriut!

Shkruar nga Pamfleti

Një shtet i tretë shqiptar në Ballkan? Spartak Ngjela zbulon se

Avokati Spartak Ngjela, duke folur për tensionet e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tha se ekziston një mundësi që Maqedonia të shpërbëhet dhe pjesa shqiptare t’i kalojë Kosovës.

Në një intervistë për “Top Talk”, Ngjela tha se Greqia i trembet krijimit të Shqipërisë së Madhe, sipas tij kjo është një nga arsyet përse Athina nuk e njeh Kosovën si shtet. Për avokatin njohja e Kosovës si shtet do të hapte çështjen e Çamërisë.

“Nuk e pranon politika greke ngritjen e Shqipërisë, të të bëj një pyetje, përse nuk e njohin Kosovën? Sepse i tremben Shqipërisë së Madhe, quhet Shqipëri Etnike janë dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, ku e durojnë ata të, përse nuk e durojnë dot, sepse kanë ngjashmëri të plotë midis Kosovës dhe Çamërisë, e kanë tek Çamëria, e mban mend që foli një herë Rama për Çamërinë? Janë këta që e kanë krijuar ngërçin. Është Kosova që e krijon ngërçin sepse ata kanë të ngjashmen e Kosovës, ç’do të bëhet me historinë e Shqipërisë? Do të ecet përpara, janë dy shtete sot, do bëhen tre apo s’do bëhen tre, po luhet edhe Maqedonia.

Maqedonia është një shtet miks, të flasim realitetin, bullgarë dhe shqiptarë, shqiptarët janë të shtypur nuk dihet se sa janë, janë mbi një milion e ca, projekti është që bullgarët të marrin bullgarët dhe shqiptarët të marrin shqiptarët, por pjesën e Maqedonisë së Veriut do ta marrë Kosova, nuk e kemi ne në dorë e ka Bullgaria. Konfliktin e ka nisur Bullgaria se ata janë bullgarë, o vijnë këtu ose në Kosovë por shenjat e para janë që të jenë në Kosovë. Ato janë territore shqiptare çfarë u duhet atyre?”, tha Ngjela.

ngjela

Lini një Përgjigje