TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2023, 15:29

Mafia shantazh prokurorit Karanxha gjatë vetingut, një person pretendon atësinë e vajzës së tij; ADN-ja zbulon sajesën

Shkruar nga Pamfleti

Mafia shantazh prokurorit Karanxha gjatë vetingut, një person

Analiza e ADN-së ka konfirmuar se Andri Leka nuk është thjeshtë një mashtrues, por vegël e klaneve kriminale, klane të cilave prokurori Karanxha mund t’u ketë prishur interesat gjatë ushtrimit të detyrës.

Segmente të krimit dhe korrupsionit kanë ushtruar një shantazh rrëqethës dhe çnjerëzor ndaj prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha.

Një person me precedentë penal i quajtur Andri Leka ka pretenduar se vajza e prokurorit Karanxha ishte fëmija i tij. Për këtë pretendim Leka ka bërë padi në gjykatë për njohjen e atësisë së vajzës.

Siç edhe ka rezultuar më vonë, Andri Leka nuk kishte asnjë lidhje me anëtarët e familjes së prokurorit Karanxha, por pretendimi i Lekës ishte një sajesë kriminale të segmenteve të caktuara për të shantazhuar, poshtëruar si dhe cenuar nderin dhe dinjitetin e prokurorit Ervin Karanxha, i cili është në proces Vetingu në KPA.

Prokurori Karanxha ka ndjekur rrugën ligjore, duke kërkuar analizën e ADN-së së vajzës dhe duke denoncuar në prokurori shantazhuesin.

Mësohet se analiza e ADN-së ka konfirmuar shantazhin kriminal, pasi babai i vajzës ka rezultuar Ervin Karanxha.

Analiza e ADN-së ka konfirmuar se Andri Leka nuk është thjeshtë një mashtrues, por vegël e klaneve kriminale, klane të cilave prokurori Karanxha mund t’u ketë prishur interesat gjatë ushtrimit të detyrës.

Ata kanë gjetur pikërisht Andri Lekën, i cili ka qenë ish i pandehur i Karanxhës, me qëllim që veprimi kriminal i Lekës të lexohet si një hakmarrje e tij.

Edhe pse drejtësia ka vepruar në këtë rast, prokurorit Karanxha i është shkaktuar një dëm i madh emocional dhe familjar.

Vajza është në një moshë të tillë që kupton dhe në kushte kur për një moment ka vënë në dyshim atësinë dhe familjen e saj.

Ngjarja është e pazakontë dhe me pasoja të rënda tek vajza e prokurorit, prokurori Karanxha, bashkëshortja dhe të afërmit.

Ende nuk janë identifikuar personat që dyshohet se fshihen pas këtij shantazhi të paimagjinueshëm. /Prapaskena

karanxha shantazh adn

Lini një Përgjigje