TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2023, 10:07

Festohet sot Fitër Bajrami, politika uron besimtarët myslimanë

Shkruar nga Pamfleti
Festohet sot Fitër Bajrami, politika uron besimtarët myslimanë

Të gjithë myslimanët, në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”. Urimeve për këtë festë i janë bashkuar edhe politikanët shqiptarë.

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla teksa ka uruar Fitër Bajramin, shkruan se Shqipëria është një familje e madhe ku qytetarët pavarësisht besimeve të ndryshme ndajnë me njëri tjetrin dëshirat për solidaritet dhe bashkim.

Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin. Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim. Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Nikolla.

Po ashtu mëngjesin e sotëm, kryeministri, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë

Mirëmëngjes, gëzuar Fitër Bajramin!”- shkruan Rama.

Kreu i PL, Ilir Meta ka uruar agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët në mbyllje të muajit të bekuar të ramazanit.

Kënaqësi e veçantë ta nisja këtë ditë Fitër Bajrami, sot me imamin, z. Ilir Curri. Zoti ua pranoftë të gjithë besimtarëve myslimanë agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Gëzuar të gjithë shqiptarëve këtë ditë të bekuar!”- shkruan presidenti Ilir Meta.

Presidenti i Republikës ka uruar nga Kavaja, ku ka takuar shumë besimtarë.  Ai shkruan se sakrifica në emër të besimit të jetë shtysë për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin.

“Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin. Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare. Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira.  Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë”, ka thënë Presidenti Begaj.

 

Lini një Përgjigje