
Sot, Albin Kurti molepset me oligarkë që çke me të, por thjesht është inovator në stil. Ose i do ‘të vrigjër’, me të cilët nuk është përfolur njeri tjetër, ose i ndërron me Ramën, si për shembull rasti i Devollëve...
‘Kosmonte Foods’, kompania me pronar oligarkun pranë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është futur në tepsitë e pushtetit pasi Vetëvendosja mori pushtetin absolut në Kosovë.
Referuar medias kosovare Periskopi, ardhja e Qeverisë Kurti, mundësoi kompaninë “Kosmonte Foods” të shpallet investitor strategjik dhe t’i jepet një tokë pyjore në shfrytëzim për 99 vjet.
''Që një kompani të marrë statusin e Investitorit Strategjik, duhet së pari të kaloj në disa procedura.
Një kompani, nuk mund të rekomandohet për Investitorë Strategjik, nëse ka probleme me ligjin. Kjo është e përcaktuar edhe në Udhëzimin Admisnitartiv (QKR) 15/2018 Për Mënyrën dhe Metodat e Verifikimit të Përmbushjes së Kritereve për Caktimin e Statusit të Investitorit Strategjik.
Ndaj kompanisë në fjalë, Agjencia e Pyetjeve kishte ngritur padi për mosrespektim të kontratës. Periskopi mëson se padia ende ekziston dhe pavarësisht kësaj I është drejtuar me një pyetje të thjeshtë: “A ekziston ende padia, apo ështe terhequr?”. Padia ishte bërë nga qeverisja e kaluar.
Megjithatë, Ministrisë së Bujqësisë nuk i interesonte epilogu i gjykatës, dhe kërkonte që kompania të pajiset më pasaportën e Investitorit Strategjik, për rrjedhojë do të kishte benifite nga shteti.
Kompania “Kosmonte Foods”, në shkurt të vitit 2019 ishte aplikuar në MINT. Më pas Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka bërë vlerësimin teknik të dokumentacionit të projektit të investimit strategjik.
Pasi ka konstatuar se është paraqitur dosja e plotë e projektit dhe pas kontrollit teknik të aplikacionit, Agjencia i ka kërkuar Komisionit Ndërministror që të themelojë Grupin Operacional, ku më pas ky i fundit, ka nxjerrë vendim për themelimin e Grupit operacional për përgatitjen, mbikëqyrjen dhe zbatimin e projektit për investime strategjike.
Pra, Grupi operacional është përgjegjës për të mbështetur profesionalisht Agjencinë për Investime dhe për Përkrahjen e Ndërmarrjeve në ndjekjen e të gjitha procedurave dhe përgatitjen e të gjitha dokumenteve ligjore, me qëllim përgatitje dhe realizimin e projektit investues strategjik.
Agjencia dhe Grupi operacional brenda njëzetë ditë punë nga data e emërimit nga komisioni Ndërministror, ka verifikuar dokumentacionin e parashtruar dhe ka kryer vlerësimin teknik, financiar, ligjor të dosjes së plotë të projektit.
Grupi Operacional që ka shqyrtuar dokumentacionin e kompanisë ka qenë në përbërje prej 8 personave, dhe katër nga ata kanë rekomanduar që kompania i plotëson kushtet që të shkojë në Qeveri për miratim, dhe katër ng ta kanë konstatuar që nuk i plotëson kushtet. Vlen të theksohet se në Grup nuk figuron ndonje zyrtar i Agjencise se Pyjeve, edhe pse kjo Agjenci merret pikerisht me menaxhimin dhe administrin e pyjeve dhe tokave pyjore.
Pra, në situatën katër më katër, dokumenti nuk është dashur të shkojë në qeveri. Megjithatë, ky dokument ka shkuar në Qeveri në vitin 2021, pak muaj pasi Rozeta Hajdari kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Tregtisë.
Kujtojmë se gjatë Qeverisë Kurti 1, kryeministri bashkë me ministren Rozeta Hajdari e kishin vizituar objektin e kompanisë “Kosmonte Foods në vitin 2020.
Sic edhe është raportuar më herët, Kompania “Kosmonte Foods” ishte përkrahëse financiare e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Partia tani në pushtet, nuk ‘i ka harruar të mirat’ që i ka bërë kjo kompani dhe vendosi ta shpërblej atë duke e shpallur “Investitor Strategjik”.
Dikur ndershmëria dhe pakapshmëria e Albin Kurtit tregohej edhe përmes historive të tipit: Biznesmenë, oligarkë e të tjerë si këta i trokisnin në derë, por Albin Kurti jo vetëm i përzinte, por u thoshte ‘ikni te Edi Rama’! Edhe pse koha nuk ka ndyrshuar, historia e saj PO.
Sot, Albin Kurti molepset me oligarkë që çke me të, por thjesht është inovator në stil. Ose i do ‘të vrigjër’, me të cilët nuk është përfolur njeri tjetër, ose i ndërron me Ramën, si për shembull rasti i Devollëve. Pyetja dhe dilema e madhe që na lind në fund për t’u rikthyer përsëri në fillim është kjo: A do jetë Lulzim Begaj, mina me sahat në dorën e Albin Kurtit? Ndihmë nuk i japim dot, por mund ta këshillojmë të pyesë Edi Ramën se është mjeshtër në këto punë: Nuk i plasë as mina… dhe as vetë!
Nga ana tjetër në Shqipëri, përveç abuzimit me cmimet, ku kemi të bëjmë me një sërë pazaresh mes ‘Kosmonte foods’ dhe Autoritetit të Konkurencës, Lulzim Begaj është denoncuar nga disa media për abuzime me cilësinë e produkteve që tregton. KLSH po ashtu ka konstatuar se Lulzim Begaj i mashtron konsumatorët me produktet që hedh në treg. Ka qenë një konsumatore ajo që ka ngritur alarmin se “Kosmonte Foods” po shet yndyrë vegjetale në vend të gjalpit. Sipas KLSH, mashtrimi me 45 tonë yndyrë vegjetale fillon në Pikën e Inspektimit Kufitar në Qafë Thanë për të përfunduar më pas te kompania që e tregton produktin.
Gjithashtu në Domje, pranë rrugës së Rinasit, ka ngritur biznesin e tij edhe Lulzim Begaj, mbi tokë që nuk dihet se si e ka përfituar. Kujtojmë se për tjetërsimin e pronave në atë zonë, ndodhet në burg ish kryetari i komunës Bërxullë, Ymer Marku.
Lini një Përgjigje