TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2023, 10:46

Lufta në Izrael, kthehen në atdhe 7 shqiptarë; mes tyre një i mitur

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Izrael, kthehen në atdhe 7 shqiptarë; mes tyre një

7 shqiptarë i kanë shpëtuar luftës në Izrael edhe kanë mbërritur në atdhe mbrëmjen e djeshme. Lajmin e bëri të ditur ministria për Punët e Jashtme dhe Evropës ku lajmëroi se mes tyre ishte edhe një i mitur.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur.

Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë që më 8 tetor nga Izraeli u evakuuan 40 studentë shqiptarë, të cilët u kthyen në atdhe. Ministria e Jashtme njoftoi se do të ketë fluturime të tjera në ditët në vijim.

lufte izrael shqiptare

Lini një Përgjigje