TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 07:53

Lojërat e fatit, Artan Hoxha: Ligji është miratuar, pse po arrestohen njerëz

Shkruar nga Pamfleti

Lojërat e fatit, Artan Hoxha: Ligji është miratuar, pse po

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” është shprehur se po bëhen arrestime për organizim të lojërave të fatit, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi.

Ai theksoi se para se të hynte në studio lexoi njoftimin e Policisë së Shtetit se kishte organizuar operacionin “Game Over”, duke vënë disa persona në pranga.

“Vërtet ligji ka hyrë në fuqi, por jo më larg se sa sot para se të hyja në emision më erdhi njoftimi i Policisë së Shteti , policia e qarkut Fier ka finalizuar operacionin e koduar Game Over dhe ka arrestuar disa njerëz, i ka futur në burg për organizim lojërash fati të paligjshme, jemi në një situatë, nga një anë arrestohen njerëz, nga ana tjetër kemi miratu ligjin, ligji nuk ka nisur aplikimin. Me ligj të botuar në Fletoren Zyrtare, ne kemi lejuar lojërat e fatit, ndërkohë nga krahu tjetër policia ka bërë operacionin Game Over”, tha Hoxha.

lojrat e fatit artan hoxha

Lini një Përgjigje