TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2025, 13:47

Lobimi prej 6 milionë eurosh i PD në SHBA, avokati Petraj: Do kalojnë në skenar! 

Shkruar nga Pamfleti
Lobimi prej 6 milionë eurosh i PD në SHBA, avokati Petraj: Do
Edmond Petraj

SPAK ka nisur hetimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike. Avokati Edmond Petraj, komentoi kontratën e lobimit, duke thënë se nuk është aq e thjeshtë që të hidhen 6 milionë dollarë.

Sipas tij çdo shifër duhet të deklarohet nga personi që i nis. Ndërsa theksoi se shifra është shumë e madhe, dhe kjo ngelet për t’u sqaruar nga PD sepse duhet të sqarojnë me imtësi pjesën e fondacionit.

“Personat që kanë përsipër pjesën e lobimit, jemi në rregull, por kur nisin dyshimet që ka disa gabime në pjesën e kontratës, nis hetimi direkt. Tagrin në këto raste e ka FBI që heton gjithë pjesën e këtyre parave. Nëse ka filluar pjesën e regjistrimin penal, bëjnë marrjen e informacionit, aty merren të gjitha kontratat që i janë vendosur burimit të dhënave, adresa që ka të bëjë shumë. Ekziston apo jo adresa e fondacionit, se më duket se kishte edhe probleme…Firmëtari është Flamur Noka, por atë marrëveshje koalicioni e ka vetëm për pjesën e zgjedhjeve…Unë e shoh në këtë pikë, dhe flasim për pasqyrën që ne na jepet.

Futja e kësaj kontrate në lojë në këtë momente duhet të kalojë edhe një filtër. Jemi pak ditë para zgjedhjeve, dhe kjo ngelet për t’u parë në këtë pikë. 6 milionë dollarë janë një shifër e madhe. Duke hequr gjithë shpenzimet dhe pjesën e misionarëve në terren…Këto shpenzime ditore, mund të ishin pjesë e shpenzimeve si kafe ujë, apo ditë punë për personazhe. Nuk e di si do ta justifikojë PD. KQZ këtë kontratë e deklaron më pas, dhe në këtë moment është struktura e posaçme që e heton këtë pjesë. Nëse do bëhen verifikime, nuk dua të besoj që ata që e kanë bërë të kenë gabuar në këto teknelitete që rëndojnë pozitën e tyre. Por ngelet për t’u parë. Nëse në Amerikë ngrihet në pikëpyetje unë deklaroj që ato të kalojnë në skaner”, tha avokati për "Abc News".

Lini një Përgjigje