TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2025, 12:51

A përballen prokurorët me presione? Çela: S’kanë të njëjtat probleme me ato të SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

A përballen prokurorët me presione? Çela: S’kanë

I pyetur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me presionin politik apo mediatik ndaj prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm nuk përballen me problematika të ngjashme me ato të SPAK-ut.

Çela theksoi se sot prokurorët gëzojnë mbrojtje të plotë ligjore, fizike dhe institucionale për të ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, edhe në kushte presioni.

“Nuk përballen, nuk kanë atë problematika të cështjeve të ngjashme me ato që ka SPAK. Megjithatë do ju jap një përgjigje, se një çështje e tille është ngritur edhe në Komisionin e Ligjeve vjet. Sot prokurorët kanë një nivel mbrojtje në të gjitha aspektet pikërisht për të ushtruar siç duhet funksionet e tyre edhe në kushtet e presionit të çfarëdollojshëm. Kjo mbrojte është ligjore, fizike dhe përmes trajtimit që i bëhet prokurorit në pikëpamje të elementëve të tjerë që kanë pjesë e statusit të trajtimit të prokurorit. Puna jonë është punë që natyrshëm do përballet me çështje të kësaj natyre, e rëndësishme është mënyra se si ne reagojmë. Unë besoj që pavarësisht se çfarë ndodh, prokurori duhet të ushtrojë funksionet e tyre në mënyrën që u kërkohet, qoftë nga Kushtetuta dhe nga ligji. Mekanizmat e tjerë kanë qenë funksion, reagimet e  KLP për çdo rast”, tha Olsian Çela.

Lini një Përgjigje