TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2025, 12:11

Kontrata e lobimit e PD, Celibashi: S’është depozituar në KQZ, koalicioni opozitar ka afat deri 60 ditë pas shpalljes së rezultatit!

Shkruar nga Pamfleti

Kontrata e lobimit e PD, Celibashi: S’është depozituar në

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi ka sqaruar ditën e sotme se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln euro.

Ai tha se sipas ligjit, PD nuk e ka ende detyrim ligjor dorëzimin e raporteve financiare dhe shpenzimeve të fushatës, pasi kjo ndodh vetëm 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe vetëm atëherë vijon verifikimi i shifrave apo nëse dokumentet janë dorëzuar. Kurse si parti politike, Celibashi tha se ky afat shkon deri në 31 marsin e vitit të ardhshëm.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 dit nga shpalja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit. Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se pse nuk është kërkuar kjo kontratë. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë”, tha Celibashi mes të tjerash.

Lini një Përgjigje