TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2025, 11:57

“Bashkëpunimi me SPAK, shumë i mirë”, kryeprokurori Olsian Çela: Gjatë 2024, i kemi kaluar për kompetencë 61 procedime!

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkëpunimi me SPAK, shumë i mirë”, kryeprokurori

Kryeprokurorit Olsian Çela, gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë foli edhe sa i takon bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Çela tha se koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024, ka qenë shumë i mirë. Ai shtoi se gjatë vitit që kaloi SPAK-ut iu transferuan për kompetencë 61 referime/procedime penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar

“Bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024 ka vijuar në zbatim të ligjit dhe Aktit të Koordinimit Ndërinstitucional, (datë 15.12.2020), ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të veprimtarisë procedurale në nivel vendor.

Gjatë vitit që kaloi drejt kësaj prokurorie u transferuan për kompetencë 61 referime/procedime penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duhet theksuar se në tërësi niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional me Prokurorinë e Posaçme ka qenë dhe vijon të mbetet shumë i mirë në të gjitha nivelet”, tha Çela.

Lini një Përgjigje