Pas Shkallës së Parë, edhe Apeli i GJKKO ka rrezuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia, me argument shkaqet shëndetësore.
Ish-Gjyqtarja u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.
Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’
Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit Nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.
Lini një Përgjigje