TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2025, 12:49

Lobimi 6 mln $ i PD në SHBA, Spartak Ngjela: Nuk blihet DASH, SPAK-u drejtohet nga vetë amerikanët

Shkruar nga Pamfleti
Lobimi 6 mln $ i PD në SHBA, Spartak Ngjela: Nuk blihet DASH, SPAK-u
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë SPAK-u po heton mbi kontratën e lobimit të PD-së në SHBA, sepse sipas ligjit shqiptar duhet treguar burimi i të ardhurave, në të kundërt kemi vepër penale.

Ngjela theksoi edhe njëherë se nuk mund të bëhet kryeministër një person i shpallur non grata, duke iu referuar kryedemokratit Berisha.

Ngjela tha se nuk mund të blihet DASH-i, ndërsa shtoi se “deri te lobimi s’ka lidhje shteti amerikan”. 

“Ata derisa e kanë goditur, kuptohet që i ka shqetësuar. Ashtu flet stafi i Saliut! S’kanë vlerë te e vërteta, por ku vajtën dhe u ngatërruan me Uashingtonin! Të pavërtetat janë të rënda në karakterin perëndimor të vizionit të medias. Nuk pranohen. Gënjeshtrat janë specifike të shqiptarëve që merren me politikë, vetëm gënjejnë. Tani i kanë kapur, të kenë mendjen. Lela është zëdhënësi i Saliut, derisa është në ato rangje s’e kanë me të, e kanë me Saliun. 

Vlera e kontratës së lobimit është e madhe, por kush i ka paguar?! Kjo është loja. Fakti që e ka marrë SPAK-u do presim hetimin. SPAK-u drejtohet nga ekspertë amerikanë. Do shikojmë si do precipitojë ngjarja, sepse SPAK-u s’gënjen. Pushteti gjyqësor duhet të japë burimin e të ardhurave. SPAK-u s’merret me çështjen e Uashingtonit. Drejtësia shqiptare kërkon ku i ke gjetur 6 milionë dollarë, është shkelje ligji nëse s’i justifikon. 

Kjo kontratë nuk ka çfarë ia rëndon pozitën Saliut, sepse është non grata në Amerikë. Mund të bëhet kryeministër në Shqipëri dikush që është non grata në Amerikë?! Nuk vjen dot. Ai sondazhet i ka 15 pikë mbrapa. Mosdeklarimi i burimit të të ardhurave është vepër penale, prandaj e ka marrë SPAK-u.

Mbase s’është e vërtetë 6 milionëshi, të shikojmë çfarë do thotë pushteti gjyqësor. Është paguar një shoqëri, ose kompani eksperte, që të interesohet mos heqin non gratën. Normale, s’ka ndonjë gjë. Pastaj pagesa është çmimi i kompanisë. Në legjislacionin shqiptar ngrihet pyetja ku i ka gjetur 6 milionë”.

Sipas Ngjelës fakti që fushata e PS s’është agresive, tregon që e ka fitoren të sigurt. 

spartak ngjela

Lini një Përgjigje