TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2025, 14:47

Lobimi 6 milionë euro i PD në SHBA, Dyrnjaja: Edhe nesër t'i hiqet non-grata Berishës, nuk i fiton zgjedhjet!

Shkruar nga Pamfleti

Lobimi 6 milionë euro i PD në SHBA, Dyrnjaja: Edhe nesër t'i

Gazetari Denis Dyrnjaja komenton kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD në SHBA. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dyrnjaja e cilëson një “lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës”. Kontrata me shumën marramendëse plot 6 mln dollarë, Dyrnjaja thotë se PD-së i plasi si një bombë.

“Lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës. E gjitha nuk do ishte marrë vesh nëse do publikohej kontrata, e cila i plasi si një bombë PD dhe marifetçive që janë aty dhe për fat të keq për të disatën herë konfirmohet që në atë parti ka një mendësi manipulative. Përpiqen me çdo mjet, deri në ekstremet e idiotësisë, që të mbrojnë atë që është e zezë, pra të zezën ta bëjnë të bardhë. Kjo gjë plasi, më mirë pranoje, po kemi qëllim edhe të lobojmë kundër non gratës. Siç u ndërmor një konspiracion për ta shpallur Berishën non grata, kemi ndërmarrë një operacion tjetër për ta zhbërë non gratën.

Nëse ndaj Berishës do kishte një konspiracion për ta bërë atë non grata, nuk kishte nevojë me dhënë para, aq më shumë që sot është administratë tjetër. Është një administratë që ka luftuar administratën sorosiane të kontrolluar nga demokratët. Sot kemi një administratë anti-Soros në SHBA. S’ke nevojë t’i japësh para nëse ka pasur një komplot. E di edhe Berisha që për atë që është shpallu non grata është i përfshirë dhe i implikuar. Po blen pastrimin e figurës”, shprehet Dyrnjaja për "Report Tv".

 

Lini një Përgjigje