TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2025, 22:53

“Listat e PS-PD, mbushur me SPAK-istë”, Klodiana Lala rendit emrat e kandidatëve më të rrezikuar!

Shkruar nga Pamfleti

“Listat e PS-PD, mbushur me SPAK-istë”, Klodiana Lala rendit

Gazetarja, Klodiana Lala ka deklaruar se listat e dy partive politike PS e PD janë me probleme, në gjykim nga SPAK ose në burg.

E ftuar në emisionin “Log”, në News24, ajo e nisi me listën e PD-së, ku dy kryetarët e opozitës, kreu i PD Sali Berisha dhe presidenti i PL Ilir Meta.

Ndërsa listën e PS e cilësoi skandaloze, me shumë kandidatë si Olta Xhaçka, Klotilda Bushka, Ceno Klosi që kanë dosje në SPAK për çështje korrupsioni.

“Listat e PS e PD janë me probleme, Meta i dyshuar për vepra të fajshme penale. Do të ketë tronditje nëse shpallet fajtor Meta, Berisha etj me radhë.

Kemi 2 lider me problematika, ligjërisht mund të jenë të pastër, por kanë dosje penale, moralisht do të ishte më mirë mos të kandidonin.

Lista e PS skandal i vërtetë, kanë disa kandidatë me dosje në SPAK si Olta Xhacka, Klotilda Bushka, Ceno Klosi, Plarent Ndreca. SPAK duhet të hetojë paratë e shpenzuar nga partitë politike në fushatën elektorale”, tha Lala.

Lini një Përgjigje