TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2024, 12:49

Lirohen 3 pjesëtarët e fisit Rraja, Gjykata e Tiranës fal dhunën barbare ndaj Bilbil dhe Jashar Majës

Shkruar nga Pamfleti

Lirohen 3 pjesëtarët e fisit Rraja, Gjykata e Tiranës fal

Gjykata e Tiranës ka falur dhunën brutale ndaj dy kushërinjëve Bilbil dhe Jashar Maja, teksa ka liruar nga burgu Andi Rrajën nipin e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Po ashtu Gjykata ka caktuar ‘arrest shtëpie’ për Ineidi Rrajën dhe Eni Kullajn.

Tre anëtarët e fisit Rraja, u arrestuan në korrik të vitit të kaluar pasi dhunuan barbarisht 2 kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja. Këta të fundit ishin ankuar për dëmet që u kishin shkaktuar punimet në guroren që ishte në pronësi të Përparim Rrajës kushëririt të ish-deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.

Mësohet se Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj janë lënë në arrest shtëpie. Gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësim mase, pasi është tejkaluar afati i paraburgimit.

Kujtojmë se mesditën e 6 korrikut 2023, dy kushërinjtë Maja ishin në lokal me inxhinierin e gurores në pronësi të vëllezërve të ish deputetit socialist Rrahman Rraja, për t'i kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat. 

Dukej se sulmi ishte i planifikuar, pasi anëtarët e bandës Rraja dhunuan brutalisht me shkopa bejsbolli dhe qytën e pistoletës Bilbil dhe Jashar Majën. Të 'fortit' e Rrajave të cilët i kushtuan heqjen e mandatit Rrahman Rrajës, pasi ky i fundit u detyrua të jepte dorëheqjen pasi në videon e bërë publike, dhunues përveç vëllezërve dhe nipave, ishte edhe djali i ish deputetit.

Policia nuk ka mundur ende të arrestojë të gjithë agresorët e 6 korrikut, ndërkohë që shpall të pafajshëm nipat e ish deputetit. Në kërkim për ngjarjen e rëndë, ende vijojnë të jenë në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja dhe Edison Meta, Flamur Rraja dhe Përparim Rraja të cilët janë edhe pronarët e guroreve.

Ndërkohë, të dhunuarit Bilbil dhe Jashar Maja kanë kërkuar që drejtësia të veprojë në lidhje me këtë rast, pasi në rast të kundërt ata do të bëjnë vetëgjyqësi.

"Ne nuk kemi as mbrojtje as ka ardhur policia të na pyes a jemi gjallë apo kemi vdekur. Unë kërkoj të vihen autorët të gjithë të marrin dënimin përkatës, ose do ta kthej në vetëgjyqësi. Xhelal Rrajas nuk ia fal sa të jem gjallë sepse nuk i kam faj. E kam bërë shtëpinë me djersë.

Kur na sulmuan nuk na folën fare, vetëm na ofenduan. Më kanë goditur edhe me armë, edhe me shkop bejsbolli.

Kryesorët që kanë qenë me armë dhe kanë kryer dhunën, nuk janë arrestuar, sepse nuk ka kapacitet ky shtet me i kap. Për këtë gurore jam bërë kështu, se kam bërë me pisllëk sikur janë ata. Nuk kam shkuar unë te Rrajat, por kanë ardhur ata tek unë. Kryesorët e kësaj ngjarjeje janë të lirë”, deklaronte në atë kohë Jashar Maja.

Lirohen 3 pjesëtarët e fisit Rraja, Gjykata e Tiranës fal
Të dhunuarit Bilbil dhe Jashar Maja

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet më 7 tetor 2023 për anëtarët e fisit Rraja. Ishte Prokuroria e Tiranës, ajo që fali e para bandën e Rrajave teksa i dërgoi në gjyq me akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “kanosje”.

Megjithëse kushërinjtë Maja kërkuan ekspertim të ri mbi dëmtimet e dhunës barbare, grupi i ekspertëve që e hartoi doli në konkluzionin se dëmtimet janë kryer me mjet të fortë prerës, por nuk janë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.

 

fisi rraja gjykata e tiranes dhune barbare jashar maja bilbil maja

Lini një Përgjigje