
Analisti Dritan Hila ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai u shpreh se vendimi që u mor nuk është në favor të Berishës, ndërsa shtoi se është koha që SPAK të përballet me ish-kryeministrin.
“Ishte menduar se vendimi do ishte në favor të Berishës. Vendimi që u mor nuk është në favor të Berishës, tani hapet beteja për Berishën. Me SPAK është një betejë që s’do na lërë ta bëjmë vitin e ri rehat. Edhe SPAK i duhet të marrë një vendim dhe të përballet me Berishën. Rrugën e hapur e ka që të thërrasë Berishën për ta marrë në pyetje ose të bëjë apelin një herë në dy javë. Kuvendi i ka hapur derën SPAK, se çfarë do bëjë SPAK mbetet për t’u parë”, tha Hila për “Open”.
Lini një Përgjigje