TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2023, 21:22

Sondazhi/ Altin Dumani, zyrtari më i pëlqyer nga qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Altin Dumani, zyrtari më i pëlqyer nga qytetarët

Kreu i SPAK Altin Dumani rezulton zyrtari më me ndikim në vendin tonë për vitin 2023.

Duket se shkak janë bërë arrestimet e bujshme të ish-zyrtarëve të lartë si dhe goditja e grupeve kriminale.

Sipas sondazhit të Report Tv, qytetarët e pyetur se kush nga 10 zyrtarët/politikanët që kanë patur më shumë ndikim në jetën e vendit gjatë 2023, shumica absolute e shqiptarëve kanë votuar Altin Dumanin, konkretisht me 50.1%.

Ndërkohë, kryeministri Rama renditet pas Dumanit, për të cilin mendojnë 25.2% e të anketuarve se ai është njeriu më me ndikim në 2023. Një tjetër emër në fushën e zbatimit të ligjit renditet i treti, i cili është drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i votuar nga 9% e të anketuarve si zyrtar me ndikim në jetën e vendit përgjatë këtij viti.

Ish-kryeministri Berisha ndër radhët e politikaneve vlerësohet nga 3.7% e të anketuarve, pas tij kryeparlamentarja Lindita Nikolla nga 2% e më pas kryedemokrati Lulzim Basha nga 1.8%, ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga 1.1%. Ndërkohë 1.5% e të anketuarve vlerësojnë presidentin Bajram Begaj si politikani më me ndikim në jetën e vendit në 2023.

Po ashtu në radhët e drejtësisë 1.4 e të anketuarve vlerësojnë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, e pas saj Sokol Sadushi kryetar i Gjykatës së Lartë, nga 1.2%.

Lini një Përgjigje