TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 22:26

Kush fshihet pas skemave piramidale online? Progni: Njerëz të lidhur me politikën dhe krimin

Shkruar nga Pamfleti

Kush fshihet pas skemave piramidale online? Progni: Njerëz të lidhur

Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj u diskutua mbi grupet që qëndrojnë pas zhvillimeve të fundit në fushën e teknologjisë dhe ndikimit të saj në ekonomi e politikë.

Moderatorja Borakaj ngriti pyetjen nëse pas këtyre iniciativave ndodhen njerëz të fuqishëm të lidhur me politikën, biznesin, krimin apo thjesht individë të aftë me teknologjinë.

Eksperti i IT-së Gent Progni u përgjigjë se pas fshihen njerëz që kanë lidhje shumë të forta me krimin dhe politikën, ku shteti nuk guxon të veprojë.

I pyetur më tej nëse përfitojnë shuma të mëdha, ai deklaroi se bëhet fjalë për miliona euro.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pas tyre janë njerëz të fuqishëm që kanë lidhje me politikën, me biznesin, me krimin, apo njerëz shumë të aftë me teknologjinë?

Progni: Në informacionin tim janë njerëz që kanë lidhje shumë të forta me krimin dhe politikën dhe shteti nuk guxon të veprojë.

Borakaj: Dhe fitojnë shuma të mëdha?

Progni: Miliona euro.

Lini një Përgjigje