TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 21:44

Tritoli te hoteli i Dakos, Klodiana Lala zbulon detaje: Ka qenë mesazh, ja ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli te hoteli i Dakos, Klodiana Lala zbulon detaje: Ka qenë mesazh, ja

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje për tritolin në hotelin e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ajo tha se lënda plasëse ka qenë një mesazh, i cili kishte ardhur prej shumë kohësh tek forcat e policisë.

Lala shtoi më tej se policia është marrë me identifikimin e motiveve dhe se ish-kryebashkiaku nuk është marrë në pyetje për incidentin.

Lidhur me lëndën plasëse ka qenë një mesazh i cili ka ardhur prej shumë kohësh tek forcat e policisë. Flitet për një mesazh kërcënues dhe në disa momente si sasia e lëndës plasëse ishte një sasi e vogël, dhe në atë moment nuk kishte njerëz përreth. Policia është marrë me identifikimin e motiveve dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit nuk është marrë në pyetje për incidentin. Hetimet po vijojnë dhe gjasat janë që strukturat policore po hetojnë për lidhje me strukturat kriminale”, tha Lala në emisionin “Log”.

 

Lini një Përgjigje