
Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar mbrojtjen publike të Rubin si një sinjal të qartë të rikthimit të vëmendjes amerikane ndaj Kosovës.
Çupi u shpreh angazhimi i Shteteve të Bashkuara për Kosovën nuk ka qenë kurrë më i thellë se sot, dhe kjo duhet parë si një mesazh i drejtpërdrejtë
Sipas Çupit, kthimi i Hashim Thaçit në krye të Kosovës është një domosdoshmëri politike dhe historike.
“Ajo se çfarë po ndodh me Kosovën është e ndryshme nga ajo që ka ndodhur më parë. Amerika nuk është angazhuar asnjëherë kaq shumë sa është angazhuar për Kosovës. James Rubin është një faktor amerikan, ishte një mbrojtje e rëndësishme për ish-krerët UÇK. Europa ka gabuar aq keq me Kosovën dhe racën shqiptare, duhet të bëjë një korrigjim. Shqipëria dhe BE nuk mund të jenë në të njëjtën tribunë me ata që e kanë akuzuar vendin tonë kaq rëndë. Kthimi i Hashim Thaçit në krye të Kosovës është një domosdoshmëri. Është i vetmi politikan se çfarë është Kosova në raport me ndërkombëtarët dhe se si qeveriset”, tha analisti Frrok Çupi.
Kujtojmë se në vazhdim të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, këtë të martë, më 16 shtator, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ngriti shqetësime serioze mbi drejtësinë dhe narrativën ndërkombëtare që është ndërtuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lini një Përgjigje