TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 17:51

Ndjehen lëkundje tërmeti në kryeqytet

Shkruar nga Pamfleti

Ndjehen lëkundje tërmeti në kryeqytet

Një tërmet i lehtë ka goditur Shqipërinë pak minuta më parë, duke u ndjerë në zonën e Tiranës dhe rreth saj.

Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare Sizmiologjike (EMSC), lëkundjet u regjistruan rreth orës 17:26 me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 19 km në jug të kryeqytetit, në një distancë rreth 16 km nga Tirana, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10.7 km. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo viktima.

Lini një Përgjigje