TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 19:32

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg, Vangjush Dako përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg, Vangjush Dako përfundon

Policia e Durrësit ka kryer ekzekutimin e vendimit për ish-kryebashkiakun, Vangjush Dakon, në spital. Sipas burimeve të gazetares, Anila Hoxha, ai ka kaluar aritmi pas vendimit të Apelit dhe më pas e kanë gjetur në spital.

Vangjush Dako tashmë do t’i dorëzohet burgut, pasi Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të kërkesës, u la në fuqi vendimi i GJKKO, që e dënon Dakon me 2 vite e 8 muaj burg. Kështu Dako, i akuzuar për korrupsion, pritet të rikthehet në burg për të vijuar pjesën e dënimin që i mbetet, ndërsa rreth një vit më parë u la në arrest shtëpie.

Gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi që Dako të kalonte në arrest shtëpie, për shkak se kanë përfunduar afatet, ndërkohë që u urdhërua plotësim hetimesh.

Në fuqi është lënë edhe dënimi përfundimtar me 2 vite burg për të bashkëpandehurit e Dakos, Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku.

Lini një Përgjigje