TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2024, 14:59

Kush është "agjenti i shërbimeve jugosllave" që dëshmoi kundër Metës në SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Kush është "agjenti i shërbimeve jugosllave" që

Më 8 korrik 2024, në kulmin e akuzave që Ilir Meta i dërgonte SPAK-ut, përmes deklaratave nga selia apo daljeve në studio televizive, një deklaratë e bërë nga Jasmira Memelli, zëdhënësja e tij, nuk u arrit të zbërthehej se për çfarë po fliste ish-presidenti.

Meta foli përmes zëdhënëses e jo vetë, (një rast i rrallë ky për profilin që ish-presidenti ka zgjedhur të mbajë në publik që prej rikthimit aktiv në politikë), për një personazh të panjohur, por që qëndron në krye të skemës kundër tij.

"Të gjithë ata që merren me këtë çështje, siç Presidenti Meta jua ka bërë të ditur ‘off-record’ bashkëpunëtorëve të Dum-Dumanit, e dinë shumë mirë se në krye të kësaj skeme është ish-bashkëpunëtori i Shërbimeve Jugosllave, A. SH., (emrin e të cilit nuk po e publikojmë për të mos dëmtuar hetimet e Dum-Dumanit), i arratisur nga Dibra në fund të viteve ’80 dhe i rekrutuar nga Shërbimet Jugosllave të kohës.

Ky person është riaktivizuar në vitet 2000 me qëllim kompromentimin e Ilir Metës dhe të personave të afërt me të duke përdorur lidhje gjoja farefisnore. Ai ka kryer një veprimtari të mirëfilltë agjenturore duke arritur të kompromentojë njerëz pranë Presidentit Meta, faktet për të cilat ata i dinë dhe i kanë në dispozicion, siç janë personat, E. B., J. M., dhe të tjerë", deklaroi Meta.

Por kush është A.SH? ZËRI ka mundur të mësojë se A.SH është biznesmeni Adrian Shatku, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shatku është thirrur nga SPAK disa javë më parë ku edhe është pyetur për njohjen me Metën dhe familjen e tij. Në verifikimin e Prokurorisë së Posaçme janë edhe komunikimet telefonike mes Shatkut dhe familjes Meta.

Është pikërisht edhe thirrja e këtij personazhi në dyert e SPAK arsyeja edhe pse Meta humbi qetësinë dhe akuzoi publikisht Shatkun si një bashkëpunëtor të shërbimeve jugosllave./Zëri

meta spak

Lini një Përgjigje