TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2024, 11:24

Pjesë e Kastrati Group, Ursula von der Leyen vlerëson Aeroportin e Tiranës: Ka rritjen më të shpejtë në Europë

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e Kastrati Group, Ursula von der Leyen vlerëson Aeroportin e
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka vlerësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.

Këtë deklaratë ajo e ka mbështetur me statistika zyrtare që i ka prezantuar para liderëve europianë në Samitin e Bledit në Slloveni.

“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë", theksoi Von der Leyen.

Von der Leyen ishte e pranishme gjatë punimeve të samitit shprehu vlerësimet më të larta për Aeroportin "Nënë Tereza", duke thënë se në Shqipëri duhet të jenë vërtet krenarë për këtë arritje të aeroportit që zotërohet dhe menaxhohet nga Grupi Kastrati.

“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike.

Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”, nënvizoi Presidentja e KE-së.

ursula von der leyen

Lini një Përgjigje