TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2024, 21:08

Kush e vrau Gentian Bejtjan? Artan Hoxha nxjerr detajet: Autorët janë nga Jugu, porositësit nga Nikla

Shkruar nga Pamfleti

Kush e vrau Gentian Bejtjan? Artan Hoxha nxjerr detajet: Autorët janë

Gentian Bejtja u ekzekutua në oborrin e banesës së tij më 15 mars dhe tashmë dy të dyshuar kryesor për këtë ngjarje janë vënë në prangat e policisë, Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Lidhur me arrestimet e këtyre të fundit, gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë në emisionin “Të pa ekspozuarit”, se të dyshuarit sipas prokurorisë do të na çojnë deri te autorët.

Sipas tij porositësit dyshohen të zonës së Fushë-Krujës, ngjarje kjo me prapavije të madhe.

Policia na dha një mesazh dhe arrestoj dy të dyshuar, njërin e akuzon se ka qenë i përfshirë direkt në ngjarje, tjetrin si ndihmës në logjistikë. Është ende herët për të shkuar deri te autorët. Porositësit dyshohet të jenë të zonës së tij, të Niklës, por kanë vepruar për interes të zonës së Fushë-Krujës. Ata që e kanë dashur të vdekur Gentjan Bejten, kanë të ardhur, autorët besohet të jenë nga jugu i Shqipërisë.

Shpresohet të gjendet prova që këta të dy të detyrojnë të flasin, sepse ata që e kanë porositur janë dikush tjetër.

Në vijimësi ngjarjet e Nikles nuk janë zbardhur, ngjarja është me prapavijë të madhe. Prokuroria shpreson se me këta të dytë, të shkohet deri te autorët”, tha ai.

Lini një Përgjigje