4 Klanet Mafioze, ka kohë që janë në “grep” të SPAK-ut, edhe pse ende notojnë në ujërat e korrupsionit qeverisës.
Jo vetëm Peshqve shumë të mëdhenj, por as atyre të mëdhenj, nuk u afrohen dot peshqit e vegjël të SPAK-ut.
Këtyre ujërave peshqit lëvizin në tufa.
Katërshja e tmerrshme, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Erion Veliaj, janë gjithmonë bashkë, prandaj edhe kënga amerikane “drejtësi pa regji” më shumë tremb urinë se sa drejtësinë.
Të uriturit heqin drejtëza në pentagramin e programit të kushtueshëm, ku me pesë vija kanë “izoluar” në katër fushat, 4 Klanet Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale.
Çelësi i solit bri dy vijave, amerikane dhe antiamerikane, dhe masuri ku fshatarët kanë mbështjellë fijet e këputura të besimit, janë shkalla muzikore e mukozës që vesh mukajetin, për të mbajtur amanetin e ambasadorit Donald Lu, për arrestimin e 4 Klaneve Mafioze, pastaj më pak të rrezikshmëve.
Në zonë rreziku, Ndihmës Sekretari i Shtetit Todd Robinson, hapi rubinetin që mbylli Ilir Beqja në lavamanin e SPAK-ut, dhe lau duart si Pons Pilati para Jezu Krishtit.
Pasi ish ministri i shëndetësisë Beqja dhe Ish-zyrtarja e lartë Ministrisë së Financave Alda Klosi, u pastruan në lavazhin e Altin Dumanit për qindra milion dollarë të vjedhur, Robinson lëshoi në SPAK mesazhin e fortë: “Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për të mbështetur udhëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE përmes sundimit më të fortë të ligjit dhe rritjes së transparencës gjyqësore”.
Për transparencë, dënimi me 7 vjet burg i Rozeta Dobit, pastrueses së vilës së Alda Klosit që u dënua sa për të thënë, 1.8 vjet, vetëm se vodhi aty ca euro, pasi kishte pa hesap, apo i ca “shërbëtorëve” të Ilir Beqjes që hëngrën ca thërrime, vërteton se edhe peshqit e vegjël lëvizin në tufa.
Po edhe të shkretët spakas kanë tmerr Bablokun, e disi do jetojnë.
Kapin peshq të vegjël, se stomaku do ushqim.
Ushqim dhe mesazh ishte edhe takimi me kryeministrin.
Pak minuta pasi Babloku kishte dhunuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, vetëm se ajo e pyeti për transparencë me taksat e shqiptarëve, përfaqësuesi i Uashingtonit i shtrëngoi dorën dhe vlerësoi “bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, të një gjyqësori të pavarur dhe çuarjes përpara të reformës në drejtësi”.
Drejt apo shtrembër, mesazhet janë të fuqishme, dhe shqiptarët duhet të gjejnë forcë t’i besojnë, se po, kudo ku vidhet, është FBI./Pamfleti
Lini një Përgjigje