
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj duke komentuar paktin PS-Rithemelim, deklaroi se Edi Rama u bashkua me Sali Berishën për të krijuar një besëlidhje anti-SPAK.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, Haklaj tha se ato i bashkon halli i përbashkët, pasi edhe Rama kur mos të jetë më në pushtet do të shpallet non grata.
“Bashkim i Berishës me Ramën, besëlidhjen anti-SPAK dhe anti SHBA. Nuk shpallin non grata në udhëheqje. Të njëjtat veprime që ka bërë Berisha po bën edhe Rama. Po pengojnë drejtësinë. Nuk po e mbështesin SPAK. Pasi nuk e morën peng PD-në. Mund të shpallet Edi Ram anon grata kur mos të jetë në pushtet.
Kush u bë opozitë zyrtarë është një bashkëpunim që quhet bashkim i Ramës dhe Berishës për të njëjtin hall që kanë. PD e ka grupin parlamentar. Grupi që ka bashkëpunuar Rama është grupi i PD-së që ka abuzuar Gazment Bardhi. I bashkon halli. Është bashkuar në mënyrë mekanike Foltorja me grupin e Gazeve Judës Gjekmarkaj dhe Tabakës që thotë jemi mbi palët.
Pasi miratuan gjithë ligjet e mbajtën peng Kuvendin. Kërkuan 8 komisione dhe u dha Rama vetëm dy komisione. Është loja, Rama është tallur me ta. Komisionin për sterilizimin, pse heshti Berisha për komisionin e Charels McGonigal”, tha Haklaj.
Lini një Përgjigje