
Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se mbeten ende të paqarta rrethanat se si u plagos Erzen Uka, njëri prej ekstremistëve të arrestuar në Orosh.
Sipas tij, të dy të arrestuarit nuk kanë lidhje me besimtarët myslimanë. Sipas Hoxhës, ka shumë vende që duan të ndikojnë, por deri më sot nuk ka pasur akte terroriste.
“Atje është plagosur vetëm Erzen Uka dhe ai në rrethana ende të pasqaruara. Por që ne që mos të ndodhemi para vatrave të tilla, se në për fat të keq kemi dhe një grup vendesh që nuk është se na kanë qejf dhe na duan të mirën dhe po ashtu një rrjet mediash ndërkombëtare që mezi presin që nga Shqipëria të burojnë këto gjëra, për të na çuar drejt ekstremizmit fetar. Shqipëria nuk e ka këtë probleme, besimtarët myslimanë në këtë vend nuk kanë asnjë lidhje me këto persona. Këta thjesht mundon të penetrojnë në komunitetin e madh dhe brenda tyre të tërheqin individë”, deklaroi Hoxha në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.
Artan Hoxha - zëdhënës i drejtorisë qëndrore të kriminalitetit