TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 22:08

As më 28 as më 29 Nëntor, “godet” studiuesi: Gjermani i fundit u largua për Krishtlindje

Shkruar nga Pamfleti

As më 28 as më 29 Nëntor, “godet” studiuesi: Gjermani

Dita e Çlirimit vijon të shkaktojë diskutime mes 2 krahëve të politikës në vendin tonë, me të djathtët që thonë se vendi u çlirua me 28 nëntor dhe të majtët që e festojë Çlrimin më 29 nëntor.

Studiuesi Armand Plaka tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se kujtimet e një ushtari gjerman të njësitit të fundit që ka luftuar në vendin tone, të botuara nga i biri pas vdekjes së tij tregojnë se gjermanët e fundit janë larguar nga vendi jonë ditën e Krishtlindjeve.

Ka një paragraf që e ngre… më e bukura është se nuk vërtitetet as te 28 as te 29 po shtyhet gati me një muaj më vonë, në Krishtlindjen e vitit 1944. Djali është marrë vetëm me botimet e kujtimeve të babait. Ai ka shkruar konkretisht: ndodhi pikërisht në natën e Krishtlindjeve ku ne si njësia e fundit gjermane kaluam Krishtlindjen e vitit 1944 në kufirin shqiptar me Malin e Zi. Nuk bëhej fjalë për festime këtë herë pasi nuk kishim asnjë çati mbi kokë’, tregoi studiuesi.

Lini një Përgjigje