
Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se tani që dosja e ’21 Janarit’ shkoi në SPAK, do të ketë njerëz që do të pendohen dhe do të tregojnë gjithë rrjedhën e ngjarjes.
Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, ku tha se nga hetimet e SPAK për ’21 Janarin’ do të rrezikojnë njerëz që kanë pushtet.
Ajo tha gjithashtu se besonte se më në fund pas 13 viteve do të ketë qartësi dhe vërtetësi se përse ndodhi ’21 Janari’.
“Gjatë një bisede për të kuptuar se çfarë ka më tepër në dosje, ajo që unë perceptova nga gjithë shpjegimi juridik në dosje ishte fakti që nëse kjo dosje shkon në SPAK, sepse aty do të rrezikojnë më shumë dhe do rrezikojnë njerëz që kanë pushtet, atëherë do të kemi patjetër njerëz që do të pendohen. Do të tregojnë arsyet për të cilat ndodhi kjo ngjarje. Unë mendoj se pas 13 vitesh do të ketë një qartësi dhe vërtetësi se përse ndodhi kjo ngjarje”, tha Llabani.
Lini një Përgjigje