
Teksa komentoi njoftimin e SPAK mbi inceneratorin e Tiranës, Myslim Murrizi, u shpreh se urdhër-arrestet në SPAK nuk dihet se ku dekonspirohen.
Sipas tij, aty brenda ka njerëz që janë fansa të Enverit dhe nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen.
“SPAK nëse nuk e di se ka shkuar paratë, ama e di Ben Ahmetaj se ku kanë shkuar dhe të vijë ai. Urdhërarrestet nuk dihet se ku dekonspirohen. Është e njëjta strategji populiste për të bërë gjyqin mediatik sikurse bënte diktatura dikur. Para se të dilte grupi armiqësor dilnin thashethemeve sikur këto kanë probleme mes tyre dhe gjoja pak veta e dinin. Kështu po ndodh me SPAK-un. A del me SPAK-un apo me sekserë të tyre, nuk e di!
Kjo është një taktikë populiste që është frymë e bolshevikëve. Aty ka brenda njerëz që janë fansa të Enverit. Nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen. Dumani ka qenë shefi i task forcën në qeverisjen e PD-së dhe kolegët që një pjesë që i ka aty nën varësi, t’ia numëronin se çfarë kanë bërë kur kanë qenë në Krimet e Rënda dhe nuk dekonspiroheshin operacionet. Pritshmëria ka qenë shumë e madhe”, tha ai në ‘Ora News’.
Lini një Përgjigje