
Analisti Dritan Hila ka komentuar masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha si dhe zhvillimet që kanë pasuar këtë ngjarje.
Ai u shpreh se vendimi ka kaluar shkallët e gjyqësorit dhe se Prokuroria e ka parë të nevojshme vendosjen e kësaj mase, të cilën Berisha sërish nuk e respekton.
Nga ana tjetër juristi Çlirim Gjata tha për “Open” se kufizimi i komunikimit për Berishën nuk ekziston në ligjin tonë duke e cilësuar atë si “shpikje të prokurorisë”.
Hila u kundërpërgjigj duke thënë se kjo është pikërisht ajo që përfshin masa e “arrestit në shtëpi”, ndërsa ironizoi duke thënë se Berisha mund të bëjë edhe mbledhjet e kryesisë brenda banesës.
Pjesë nga debati:
Hila: Prokuroria e ka parë të nevojshme vendosjen e kësaj mase, të cilën Berisha prapë nuk e respekton. A është një masë e cila përshtatet me funksionin e tij për çështjen që hetohet? Nuk di të them, por është një personazh i rëndësishëm dhe aktiv.
Gjata: E kishte këtë mundësi dhe do shuante sherrin përgjithmonë. Ajo që bie në sy është heqja e komunikimit, përtej bashkëjetuesve. Kjo nuk ekziston në ligjin tonë, është shpikje e prokurorisë sonë. Përkundrazi, e kam lexuar dispozitën që kur merret dikush i pandehur gjykata mund ta pezullojë edhe nga detyrat publike, por kur merret i pandehur. Berisha nuk është i pandehur. Nuk zbatohet masa për pezullimin e detyrës së tij si deputet, e thotë dispozita ligjore.
Hila: Juve thoni futet në arrest shtëpie, por nuk mund t’i ndalen takimet. Po si qenka arrest shtëpie ky?
Gjata: Po e thotë ligji
Hila: Po le të bëjë edhe mbledhjet e kryesisë aty pra. Edhe një kriminel kur dënohet mund të mbledhë kriminelët në shtëpi, por nuk lejohet.
Gjata: Keni 30 vite që e keni problem Berishën.
Hila: E ke shumë gabim, pa Berishën ngelim pa muhabet ne, ikën gjysma e panelit këtu.
Gjata: Mirë, fajin e ka Saliu.
Lini një Përgjigje